Të fundit

Prishtina forcon lidhjet me BE-në për një të ardhme evropiane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në takimin e dytë të Grupit Punues për Kosovën (Working Group on Kosovo), të organizuar nga Komiteti Evropian i Rajoneve.

Në këtë takim, Rama theksoi rëndësinë e rolit të qyteteve në rrugën evropiane të Kosovës, duke u fokusuar tek arsimi modern, digjitalizimi, energjia e gjelbër dhe infrastruktura e qëndrueshme.

Ai shtoi se Prishtina është gati të kontribuojë aktivisht në këtë proces, duke promovuar bashkëpunimin, inovacionin dhe standardet evropiane në kryeqytetin e vendit.

“E ardhmja evropiane e Kosovës fillon nga qytetet dhe mënyra si edukojmë, ndërtojmë dhe bashkëqeverisim”, shkroi Rama në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci