Juventusi ka fituar 1-2 ndaj Cremoneses në javën e dhjetë të Serie A-së.
Filip Kostiq dhe Andrea Cambiasso shënuan golat e fitores për Bardh e Zinjtë.
Sidoqoftë, as këtë lojë nuk pati minuta për yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën, as me ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti.
Juve me këtë fitore ngjitet i pesti me 18 pikë, katër më pak se Napoli që ndodhet i pari.
