Të fundit

Një i arrestuar në Zubin Potok, rrahu një person

Është arrestuar një person i moshës 64-vjeçare në Zubin Potok.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe goditur një person pas një mosmarrëveshje.

“Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik. Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje”.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok. Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci