Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca është ndalur për një prononcim për televizionin Klan Kosova – medie ndaj së cilës lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka përdorur vazhdimisht gjuhë brutale.
Konjufca iu përgjigj reagimeve për lëvizjet e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti nëpër komuna të ndryshme.
“Kjo nuk ka lidhje me fushatë zgjedhore. Duke e pa se si ka shkuar i gjithë procesi, e jo për të bërë thirrje për numra të veçantë, për kandidatë të veçantë në asnjë mënyrë. Është plotësisht normale. Askund nuk është e ndaluar me ligj me pi një kafe nëpër komuna të Kosovës, as me dreku, siç unë drekova këtu në Gjakovë. Nuk e shoh këtë në kuadër të fushatës zgjedhore fare”, tha Konjufca.
Konjufca tha se më e rëndësishme është që të fitojë Kosova, sesa kush do të fitojë sot në zgjedhje.
Sipas Konjufcës, Kosova fiton kur e përmbyll procesin zgjedhor në mënyrë të rregullt, sipas standardeve më të larta demokratike, evropiane.
