Të fundit

Prishtina Mall dhe OFAP shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve me aktivitete dhe mbështetje për fëmijët pa kujdes prinderor

Në Prishtina Mall u zhvilluan aktivitete të veçanta me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP). Fëmijët, familjet strehuese dhe punëtorët socialë u mblodhën për të festuar këtë ditë përmes aktiviteteve rekreative dhe argëtuese të organizuara posaçërisht për ta.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin kohë cilësore së bashku, ndërsa për më shumë argëtim dhe shije, u përkujdes Popeyes, i cili ofroi ushqime për të pranishmit.

Kjo ngjarje kishte edhe një dimension human dhe mbështetës për punën e OFAP-it, përmes iniciativës për mbledhje fondesh nga shitja e librit “Përrallat e Heronjve të Padukshëm”. Libri është i disponueshëm edhe në Librarinë Dukagjini dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet i dedikohen plotësisht qëllimit dhe misionit të organizatës — mbështetjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Prishtina Mall vazhdon të jetë hapësirë e përkushtuar ndaj iniciativave që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, si pjesë e përgjegjësisë së saj shoqërore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci