Të fundit

Shkolla Finlandeze fuqizon të ardhmen me Festivalin e Kodimit

Shkolla Finlandeze në Prishtinë ka hapur dyert për më shumë se 100 nxënës në edicionin e tetë me radhë të Festivalit Vjetor të Kodimit.

Për katër orë fëmijët e shkollave të ndryshme në Kosovë kanë pasur mundësi që në ambientet e Shkollës Finlandeze të mësojnë për kodimin sidomos për krijimin e video-lojërave.

Gjatë këtyre orëve, nxënësit mësuan bazat e kodimit dhe atë të njohur si “Scratch”.

Nxënësit kanë thënë se ajo çka u ka ofruar Shkolla Finlandeze do t’u shërbejë atyre edhe për të ardhmen.

Ndërkaq, Edlira Dibrani nga Shkolla Finlandeze ka thënë se Shkolla do të vazhdojë të ofrojë kodimin për nxënësit pasi teknologjia është pjesë kyçe në ambientet e shkollës Finlandeze.

Festivali i Kodimit është vetëm një sukses i radhës i Shkollës Finlandeze.

Në muajin qershor, Shkolla Finlandeze në mesin e mijërave shkollave kudo në botë, ishte përzgjedhur si një prej 10 shkollat më të mira në botë, sipas World’s Best School Prizes, duke u vendosur kështu në mesin e shkollave më inovative në botë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci