Të fundit

Tri pikat vendimtare për fundin e luftës në Ukrainë

Ani pse kanë mbetur “disa pika të mosmarrëveshjes”, presidenti Donald Trump i dha jehonë progresit të madh që ka bërë ekipi i tij drejt fundit të luftës ruse në Ukrainë.

Më herët, kryediplomati amerikan, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu me tone të mëdha deklaroi për “bisedime shumë pozitive” me Ukrainën në Gjenevë gjatë fundjavës.

Ndërkaq, përfaqësuesi ushtarak i SHBA-së që u takua me zyrtarët rusë në Abu Dhabi, madje deklaroi se “ukrainasit janë pajtuar me marrëveshjen e paqes”, përkundër “se kanë mbetur disa detaje të vogla për t’u zgjidhur”.

Ky është spin i përbashkët i administratës së Trumpit për bisedimet që janë duke vazhduar me qëllim që pozicionet e SHBA-së, ukrainasve dhe evropianëve të jenë të njëjtë sa i përket duhet t’i jepet pikë në fundin e negociuar të luftës.

Mirëpo sipas burimeve ukrainase që kanë qasje direkt në negociata, ka shumë zbrazëtirë mes asaj çfarë po i kërkon Trumpi Ukrainës dhe çfarë janë të përgatitur ukrainasit të pranojnë.

Këto burime i kanë thënë CNN-it se janë pajtuar me zyrtarët e Trumpit se duhet konsensus për shumicën e 28 pikave të planit të propozuar të SHBA-së që doli në publik gjatë javës së shkuar.

Por këto burime kanë thënë se janë tri pika vendimtare ku dallimet janë të mëdha – dallime që janë kyç në bisedimet për fundin e luftës.

Së pari, çështja më e ndjeshme është nëse Ukraina do të dorëzojë territoret kryesore në rajonin e Donbasit në lindje, të cilat janë aneksuar, por nuk janë pushtuar nga Rusia dhe përfshirë “rripin e fortifikuar” të qyteteve që shihen si fort të rëndësishme për sigurinë ukrainase.

Më herët propozimi amerikan i bënte thirrje Ukrainës që të dorëzonte tokat për t’u bërë zonë e demilitarizuar e administruar nga rusët.

Pika më kundërthënëse është e dyta që Ukraina të kufizojë numrin e ushtarëve në 600 mijë – shifër e përmendur edhe në planin prej 28 pikave. Kievi dëshiron ndryshime të tjera para se të pajtohet për kufizimin e ushtrisë.

Në fund, çështja më ambicioze e Ukrainës është që të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo kërkesë është e papranueshme.

Të tri pikat përfshirë dorëzimi i territorit të aneksuar, çarmatosja e Ukrainës dhe përjashtimi nga NATO, janë arsyet që më së shpeshti janë përmendur nga Kremlini për nisjen e luftës.

Këto tri pika janë vija të kuqe për Ukrainën që ka humbur mijëra ushtarë në përpjekje për të ruajtur sovranitetin.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci