Të fundit

Pas një muaji, Qeveria i jep fund krizës së pagave në RTK

Qeveria në detyrë e Kosovës ka propozuar miratimin e një vendimi për alokimin e buxhetit për Radio Televizionin e Kosovës, në mbledhjen e qeverisë të enjten.

Vendimi pritet të miratohet në mbledhje që ka nisur rreth orës 12:00.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se mjetet për RTK-në do të ndahen nga kategoria e kursimeve.

“Në këtë mbledhje, mjetet e nevojshme [RTK-së] i ndahen nga kategoria e kursimeve”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.

“Kjo është veçse një improvizim i detyruar”, tha Kurti.

Sipas tij, buxheti për RTK-në duhej të miratohej në Kuvendin e Kosovës, por atë “refuzuan kategorikisht partitë e tjera”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci