Një vajzë e mitur nga Klina ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe po jeton me një djalë po ashtu të mitur.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare, e moshës së mitur, ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur”, njofton Policia.
Ndërkaq, vajza e mitur është dërguar në shtëpi të sigurt, raporton Paparaci.
Rasti në Polici po hetohet si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.”/Paparaci.com
