Të fundit

KQZ-ja cakton afatin për koalicionet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar afati për partitë politike të regjistruara për të njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet e parakohshme do të marrin pjesë përmes koalicionit.

Nga KQZ-ja pohuan se kjo periudhë, e cila ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025.

“Deri më tani (e shtunë, 29 nëntor 2025, ora 13:00), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:  “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”.

“Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BS-K) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)”, thuhet në njoftim.

KQZ thekson se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ-së.

Në fund theksohet se gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci