Të fundit

Punëtorët e një kompanie rrahën mes vete, katër të arrestuar në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, të cilët janë përfshirë në një rrahje me njëri-tjetrin në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se katër të dyshuarit janë punëtorë të një kompanie.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё”, thuhej në njoftim.

“Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor”, thuhej më tej.

Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci