Trafiku Urban ka dalë me njoftim rreth humbjes së biletave të qytetarëve gjatë kohës së protestës së tyre.
Për t’u kompensuar, ditët e humbura do të shtohen dhe vlefshmëria e biletës mujore që do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes.
Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, ju lutemi të ndiqni këto hapa:
1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
2. Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.
3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.
Kioskat ku mund të bëhet vulosja:
1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)
Orari i punës:
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!
