Daut Haradinaj ka uruar Bashkim Ramosajn për fillimin e mandatit të tretë në krye të Komunës së Deçanit.
“Përshëndetje për të gjithë. Jemi rrugës për Deçan për ti uruar kryetarit të ri të kësaj komune mandatin e ri, të tretin me radhë. Pra, prej sot Bashkim Ramosaj edhe për katër vjet do të jetë kryetar komune bashkë me asamblistë të ri.
Ky mandat shpresoj që do të jetë më i lehtë pasi që presim që me datë 28 dhjetor me besimin e juaj edhe nivelin nacional do ta ketë kujdesin e veçantë për këtë komunë. Urime Bashkim, urime asamblistëve fitues. Suksese në këto katër vitet e ardhshme”, thotë ai.
Haradinaj është kandidat për deputet nga AAK dhe mban numrin 50.
