Një njohës i madh i çështjeve të Ballkanit në dëshminë e tij gjatë javës në komitetin për çështje të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve e ka përmendur rëndësinë e projektit amerikan për gazin, por këtë projekt e kishte refuzuar Albin Kurti me ardhjen në pushtet. Amerika e cilësonte si hap kyç në shkëputjen e Ballkanit nga ndikimi rus, por si e refuzoi kryeministri Kurti projektin, duke nisur kështu lëkundjen e fortë të marrëdhënieve me SHBA-në.
Pas goditjes që kishte marrë me suspendimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Albin Kurti javën e kaluar mori goditjen e radhës nga Amerika kur është bërë e ditur se burokratët e Departamentit të Shtetit e shohin Kurti si pengues të politikave amerikane.
Mirëpo ky detaj nuk ishte i vetmi në dëshminë e së martës nga tre njohës të Ballkanit e sidomos Kosovës. Në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve u përmend edhe projekti gjigant për gazin amerikan. Këto projekt gjigant e kishte refuzuar Kurti me ardhjen në pushtet.
Njohësi i Ballkanit, Max Primorac që dëshmoi në nënkomitetin e Dhomës së Përfaqësuesve përmendi se si gazi dhe nafta amerikane mund të ndalin ndikimin rus në Ballkan.
Por si u refuzua projekti amerikan për gazin?
Pak kohë pasi kishte ndalur projektin gjigant për termocentralin “Kosova e Re”, investim amerikan që synonte të ndërpriste ndikimin rus në Ballkan, kryeministri i sapozgjedhur atë kohë, Albin Kurti, kishte tronditur për herë të dytë SHBA-në, kur vendosi ta refuzonte edhe projektin e sah për furnizim me gaz natyror.
Dalë nga dal, Kurti po realizonte planin që Kosova të varej tërësisht nga importimi i energjisë elektrike, për të cilin do të kujdeseshin shumë kompani tregtare të afërta me të dhe që më vonë doli se kanë fituar miliona euro në shitblerje të rrymës.
Në verën e vitit 2021, Qeveria e Kurtit refuzoi projektin madhor amerikan për ndërtimin e rrjetit të gazit natyror që kapte vlerën e 200 milionë dollarëve. Ky projekt ishte mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.
Refuzimi i Kurtit për gazin amerikan u bë në kohën kur Evropa po bënte përpjekje që të shkëputej nga varësia e gazit rus dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pozicionoheshin si furnizuese strategjike në Ballkan.
Ky vendim është një prej lëkundjeve më të mëdha të orientimit strategjik të Kosovës që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008.
Projekti i MCC-së parashihte financimin e një interkonektori gazi që do ta lidhte Kosovën me sistemin ndërkombëtar përmes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke krijuar kushtet për importimin e gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG) nga terminalet Greqi ose në të ardhmen nga Vlora, Shqipëri.
Ky investim nuk do të krijonte vetëm infrastrukturë, por do të sinjalizonte përfshirjen gjithnjë e më të madhe të SHBA-së në arkitekturën energjetike të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e Kurtit e refuzoi me arsyetimin se Kosova nuk ka treg të brendshëm as infrastrukturë të gatshme.
Kosova është krejtësisht e varur nga termocentralet me qymyr dhe nga importimi i energjisë elektrike. Shumica e rrymës së importuar vjen nga Serbia.
Gazi amerikan nuk do ta zëvendësonte menjëherë këtë sistem, por do të ofronte një “urë kalimi” drejt energjisë së pastër – një burim më i pastër sesa qymyri, më i shpejtë për t’u ndërtuar sesa burimet solare ose era, dhe më i sigurt sesa importi përmes rrjeteve të brishta rajonale.
Me këtë projekt, Kosova jo vetëm që do të forconte aleancën me SHBA-në, por do të zbehte ndikimin në një fushë ku Rusia tradicionalisht ka pasur ndikim, energjinë me gaz.
