Të fundit

Video: Stjuardeset e Alitalia-s zhvishen në qendër të Romës pasi mbetën pa punë

Rreth pesëdhjetë ish-stjuardesë të kompanisë  “Alitalia” u mblodhën jashtë bashkisë së Romës të mërkurën (20 tetor), duke zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër mbylljes se kompnisë ajrore.

Stjuardeset protestuan para Bashkisë për humbjen e vendit të punës por edhe për kushtet jo të mira të punës.

Gjatë protestës ato u zhveshën për të treguar zemërimin e tyre kundrejt kompanisë.

Punonjëset e ish linjës ajrore kombëtare italiane u zhveshën ngadalë dhe në heshtje, duke hedhur uniformat në tokë për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas falimentimit të kompanisë.

“Alitalia” ndërpreu veprimtarinë javën e kaluar, pas 74 vitesh histori dhe u zëvendësua nga ITA, e cila është gjithashtu nën kontrollin e shtetit.

Kur ITA filloi punën të premten e kaluar, ajo punësoi vetëm 2.800 nga rreth 11.000 punonjës të Alitalia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci