Të fundit

Mulaj tregon cilat do të jenë angazhimet e tij kryesore në Kuvendin e Kosovës

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka treguar pesë angazhimet e tij kryesore si deputet i Kuvend të Kosovës.

Mulaj, i cili në listën e LDK-së mban numrin 79, përmes një postimi në Facebook ka listuar pesë angazhimet e tij të para si deputet.

Ai ka thënë se premtimet e tij nuk janë boshe, por do t’i përmbahet atyre me përgjegjësi të plotë.

“Zëri i qytetarëve në Kuvend: Çdo shqetësim që vjen nga ju do të ketë adresë të drejtpërdrejtë në Kuvend. Do të jem aty për të dëgjuar, përfaqësuar dhe kërkuar zgjidhje reale.

Votim vetëm për interesin e Kosovës: Ligjet dhe të zgjedhurit do t’i mbështes vetëm atëherë kur janë në interes të shtetit dhe qytetarëve, e kurrë për grupe të vogla interesi apo pazare politike.

Ligje që hapin derën për investime: Angazhohem për ndryshime ligjore që krijojnë një ambient më të mirë ekonomik dhe që e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime dhe vende të reja pune.

Luftë e pandalshme kundër monopoleve: Do të jem i palëkundur në betejën kundër monopoleve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe rëndojnë jetën e qytetarëve.

Infrastrukturë që zhvillon rajonin: Lobim i vazhdueshëm për përfundimin e projekteve të nisura, me prioritet rrugët Pejë–Rugovë, Klinë–Istog dhe rruga Kalliqan në Bjeshkë – projekte që sjellin zhvillim dhe perspektivë”, thuhet në postimin e Mulajt.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci