Besnik Tahiri, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është e vetmja qeveri në Ballkanin Perëndimor që nuk ka miratuar Strategji Kundër Korrupsionit.
“A e dini ju që kjo është Qeveria e vetme në Ballkanin Perëndimor që nuk ka miratuar Strategji Kundër Korrupsionit”, tha ai.
Tahiri shtoi se shteti i së drejtës në Kosovë është i rrezikuar nga tendenca e politizimit të skajshëm të dy institucioneve që i japin frymë sistemit të drejtësisë, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor, duke theksuar se nuk ka qenë tendenca e reformimit të sistemit të drejtësisë, por ndërrimi i tij me një tjetër për të pasur ndikim të drejtpërdrejtë politik.
Kandidati për deputet potencoi se një problematikë për të cilën duhet të fliet më shumë, është pavarësia financiare e sistemit të drejtësisë.
“0.99% është buxheti i këtij sektori.. është miratuar buxheti i këtij viti me 35 milionë euro dhe që nga viti 2026 të gjithë menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë e ka tashmë sistemi i drejtësisë”, tha Tahiri në “Tempus” në KTV.
Gjithashtu, Tahiri tha se Vettingu me ndryshime kushtetuese nuk është i mundshëm, pasi që përveç minoriteve, është e nevojshme edhe shumica e pakicës serbe për ndryshime të cilitdo nen të Kushtetutës.
