Të fundit

Policia arreston edhe dy persona për vjedhjen e 45 njehsorëve të ujit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona për vjedhjen e njehsorëve të ujit në Vushtrri.

Njëri ndër të arrestuarit është edhe një i mitur.

Detaje:

Policia në Vushtrri arreston edhe dy persona të dyshuar që ndërlidhen me veprën penale vjedhje e rëndë-gjenden sendet e vjedhura

Vushtrri, 18 Dhjetor 2025

Procesi hetimor për zbardhjen e plotë te rrethanave të rastit ka rezultuar që sot me datë 18.12.2025, hetuesit policorë të Stacionit policor të Vushtrrisë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për veprën ,,vjedhje e rëndë”.

Gjithashtu hetuesit kanë identifikuar lokacionin e sendeve të vjedhura me ç’rast janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person i moshës madhore.

Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penal”. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa personit të dyshuar (i moshës se mitur) për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, me aktvendim të prokurorit i është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia në Vushtrri arreston një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë

Vushtrri , 16 dhjetor 2025

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar një javë më parë.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara . Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji.

Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci