Dje janë rritur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, ende pa filluar seanca plenare e paralajmëruar.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ndezur flakadanë në sallë, të cilët më pas i janë marrë nga Garda e Republikës.
Sipas informatave, zhvillimet e fundit kanë irrituar edhe më shumë demokratët, ndaj është thirrur një protestë që pritet të mbahet pas dy ditësh dhe që, sipas vlerësimeve, mund të mos jetë paqësore./klankosova.
