Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka komentuar ankesën e një zyrtari policor për uniformat e grisura e të cilat nuk janë ndërruar që katër vjet.
Mulaj ka thënë se uniforma nuk është luks, por dinjitet.
Postimi i tij:
Avokati i njohur Arianit Koci sot e ka thanë një të vërtetë të madhe: ka policë në Policinë e Kosovës që 4 vjet s’kanë marrë uniforma të reja.
Uniforma s’osht luks, osht dinjitet.
Albin Kurti, bravo — veç këtë rregulloje…
