Të fundit

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci