Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adelina Thaçi – Meta tha se Vushtrria është rreshtuar kah LDK-ja.
“Në këtë tubim madhështor na u dha besa dhe fjala që më 28 dhjetor do t’ia sjellim Kosovës shpresën që i ka munguar për tërë këto vite. LDK-ja e ka vizionin më të qartë e planin më të mirë për ta zhvilluar vendin. Me mbështetjen e qytetarëve dhe forcën e bashkimit po vjen ndryshimi”, tha ajo.
“Një za dashnie për Ty, Vushtrri”, përfundoi Thaçi – Meta.
