Të fundit

Policia identifikon shoferin që e përplasi me veturë 13-vjeçarin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosova ka identifikuar drejtuesin e automjetit që goditi një fëmijë 13-vjeçari dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Policia ka thënë se ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore.

“Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është arritur identifikimi i personit të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.” – thuhet në njoftim.

Paparaci ka raportuar të mërkurën për këtë ngjarje, teksa ka publikuar pamjet ku shoferi godet 13-vjeçarin dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Ja pamjet:

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci