Të fundit

KEDS me plan për furnizim të pandërprerë me 28 dhjetor: Afër secilit vendovitim do të ketë ekipe për ndëhyrje

KEDS përmes një komunikate për media kanë njoftuar se janë takuar me zyrtarë të KQZ-së për të diskutuar rreth ditës së zgjedhjeve.

KEDS ka treguar se për ditën e zgjedhjeve do të angazhohen mbi 1 mijë punëtorë për t’u kujdesur për ndonjë prishje të mundshme të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Pas takimit me 🗳️Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, 📅28 dhjetor 2025, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.🇽🇰

⚡KEDS bënë të ditur se:

👷‍♂️👷‍♀️Do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin;

📍Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme;

🧭Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale;

⏱️Ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit;

🚚💻Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit.

✅KEDS mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci