Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të dielën në Mar-a-Lago, sipas faqes lajmeve Axios dhe gazetarit Barack Ravind, duke cituar informacione nga një zyrtar ukrainas.
Siç raporton gazetari, takimi tregon përparim të rëndësishëm në negociatat e paqes bazuar në planin Trump.
Sipas Ravid, Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi informacionin.
Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte menjëherë informacionin, megjithatë, më parë, Zelensky, në një postim në X, kishte deklaruar se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në të ardhmen e afërt, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve edhe para Vitit të Ri.
