Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë se “e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë”.
“Në këtë tubim ndjemë energjinë e jashtëzakonshme për të filluar një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet, andaj të dielën votojmë për ndryshimin e madh”, shkruan Krasniqi.
“Ky është momenti ynë vendimtar”, përfundon ajo.
