Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur ministrat e Qeverisë së Albin Kurtit si më të dobëtit.
Këto komente ai i dha në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës ku nuk kurseu fare të përzgjedhurit kryeministrit në detyrë.
“Ky kabinet qeverisës, këta ministra, këta do të mbahen në mend në histori të Kosovës si ministrat më të dobët”, tha Tahiri në Maratonën Zgjedhore.
“Albin Kurti po t’kish shku me mushë me njerëz, dy autobusa, njani t’u shku për Podujevë, e tjetri t’u shku për Gjakovë, me iu thanë, a po vini hyni në listë, e i kish marrë qato vota. E mos me dhanë hiç zor kurrgjo bre, veç me nejtë, veç me kqyrë çka po bohet, kush çka po thotë…
