Të fundit

Kurti: Fitore më e madhe në histori të vendit, ftoj partitë opozitare për marrëveshjet ndërkombëtare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti në një konferencë për media, ka shpallur fitoren, siç e ka quajtur, më të madhe në histori të vendit.

Ai ka thënë se rezultati e ka bërë të qartë rrugën që duhet të ecet përpara, teksa u ka bërë thirrje edhe partive opozitare që në Kuvend të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Më 9 shkurt fitoi VV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe republika, urime fitorja më e madhe në histori të vendit. Rezultati na ka bërë të qartë se na ka bërë të qartë se duhet të ecet përpara. Sa më parë që certifikohen rezultatet aq më shpejt duhet të formohen institucionet”, ka thënë Kurti.

“Në Kuvend po na pret plani i rritjes i BE-së në vlerë mbi 800 milionë euro. Ftoj nga tash partitë opozitare për Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e viti 2021”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci