Të fundit

SHBA kërkon “veprime konkrete” nga Kosova për të rikthyer dialogun strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar partneritetin me Qeverinë e Kosovës, por ka bërë të qartë se kjo varet nga hapat që do të ndërmarrë ekzekutivi kosovar.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane konfirmoi dëshirën e Uashingtonit për të rifilluar “dialogun strategjik”, një proces ky i pezulluar prej muajit shtator si pasojë e mospajtimeve politike.

Sipas Ambasadës, synimi mbetet avancimi i një agjende të përbashkët që fokusohet në paqen rajonale dhe stabilitetin ekonomik.

“Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik,” tha zëdhënësi i ambasadës për RTV21.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci