Pas numërimit të votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke ia marrë edhe një deputet Partisë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka 20.43 për qind të votave.
Nga 56 deputetë siç parashihej në rezultatet preliminare, VV-ja do t’i marrë 57 ndërkaq PDK-ja 22 nga 23. Nuk janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuar. Me rezultatet aktuale, LDK-ja pritet t’i ketë 15 deputetë, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.
