Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, më të theksuara në Dukagjin. Parashihen gjithashtu intervale të shkurtra me diell, sidomos në Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të qëndrojnë të larta për këtë periudhë, me maksimumin që pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e martë sjell mot kryesisht të vranët, me reshje shiu vendore dhe të herëpashershme.
E mërkura do të nisë me mot të ngjashëm paradite, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet dendësim i masiv i vranësirave, me intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të ulen, ndërsa masa të ftohta polare do të përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, për t’u shtrirë gradualisht në pjesët e tjera të vendit.
Të enjten, Kosova do të përjetojë mot të ftohtë me reshje bore, duke krijuar shtresa të borës, megjithëse jo të dendura. Reshje bore priten gjithashtu në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset e rajonit.
