Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se gjendja në kryeqytet është nën kontroll, pas reshjeve të vazhdueshme në mbarë vendin.
Ai thotë se ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar”, shkruan ai.
