Të fundit

Edhe sot parashikohet mot i vranët dhe me shi

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.

Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci