Të fundit

Krasniqi: Nëse duam unitet në Kosovë, Ramush Haradinaj duhet të bëhet president

Dardan Krasniqi, që kandidoi për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se opozita nuk duhet ta votojë Vjosa Osmani për presidente.

Sipas Krasniqit, Osmani nuk ka mbajtur një qëndrim të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, ndërsa ka theksuar se një udhëheqje e ndikuar nga egoja dhe inatet personale nuk mund të funksionojë si figurë unifikuese për vendin. Ai ka përmendur gjithashtu disa nga deklaratat e saj publike, duke i cilësuar si të papranueshme për një presidente.

Krasniqi ka vlerësuar lart Ramush Haradinaj, duke theksuar përvojën e tij politike, partneritetet ndërkombëtare dhe vizionin për Kosovën.

Sipas tij, nëse opozita synon stabilitet institucional, unitet dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme, Haradinaj është personaliteti i duhur për postin e presidentit.

“Mendoj se partitë opozitare, nëse nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje dhe nëse synojnë t’i ofrojnë Kosovës institucione me njerëz kredibilë për udhëheqje, duhet ta mbështesin z. Haradinaj si kandidat për president. Nëse duam institucione të konsoliduara, stabilitet, qetësi politike, përfaqësim gjithëpërfshirës dhe unitet në këtë fazë të rëndësishme për vendin, Haradinaj është personaliteti i duhur dhe i domosdoshëm, jo zonja Osmani,” ka thënë Krasniqi në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci