Të fundit

Avokati Berisha: LDK ka nevojë për qartësi, jo për zhurmë

Avokati Besnik Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e fundit brenda LDK-së, duke theksuar se partisë i duhet qartësi, maturi dhe reflektim, e jo tone të larta apo ndarje të reja.

Berisha ka rikujtuar se LDK ka kaluar shumë sfida ndër vite, duke përjetuar fitore e humbje, por sipas tij, partia ka mbijetuar gjithmonë falë njerëzve që kanë ditur ta vendosin interesin e LDK-së mbi egon dhe interesat personale, sidomos në momentet më të vështira.

“LDK ka nevoje per qartesi, jo per zhurme. LDK ka kaluar shume stuhi ne historine e saj. Ka pasur fitore, humbje, ringritje dhe rënie. Por gjithmone ka mbijetuar sepse ka pasur njerez qe, edhe ne momentet me te veshtira, kane ditur ta vene partine mbi egon, mbi nervin dhe mbi interesin personal.

Ka caste kur lodhja, presioni dhe zhgenjimi e bejne secilin te reagoje me ashper se sa duhet. Kjo eshte njerezore. Por lidershipi matet pikerisht aty, ne aftesine per te mos e bartur mllefin te partia, te elektorati dhe te ata qe presin orientim e shprese”.

Sipas Berishës, LDK sot nuk ka nevojë për etiketime, zhurmë apo përçarje, por për komunikim të hapur, përgjegjësi politike dhe morale ndaj votuesve që i qëndruan besnikë edhe në kohë të vështira.

“LDK sot nuk ka nevoje per tone te larta, as per etiketime, as per ndarje te reja. Ka nevoje per qartesi. Per komunikim te hapur. Per pergjegjesi politike dhe morale ndaj njerezve qe na besuan voten edhe kur nuk kishim pushtet, edhe kur ishte me e lehte te na braktisnin. Partia nuk eshte prone e askujt. As tribune per te shfryre inate, as strehë per ta relativizuar humbjen. LDK eshte amanet i qytetareve dhe pergjegjesi ndaj se ardhmes se vendit.

Une besoj se forca e vertete politike nuk tregohet duke e mbyllur debatin, por duke e hapur ate. Jo duke i perjashtuar zerat ndryshe, por duke i degjuar. Jo duke i mbrojtur pozitat, por duke e mbrojtur besimin. Sot me shume se kurre, LDK ka nevoje per maturi, reflektim dhe udheheqje qe bashkon. Jo per te fituar nje dite, por per te rikthyer nje shprese. Qartesia sot eshte detyrim, jo zgjedhje”, ka përfunduar Berisha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci