Avokati Daut Cacaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të hënën pasmesnate në Deçan.
Tre persona, një i nacionalitetit shqiptar dhe dy të nacionalitetit serb, u plagosën si pasojë e të shtënave brenda një kafeneje.
Në mesin e të përfshirëve dyshohet se është edhe Daut Cacaj, avokat në Deçan, shkruan portali Sinjali.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionalitetit shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
