Ismet Zukaj është i dyshuari për plagosjen e trefishtë e cila ndodhi të hënën në orët e para të mesnatës në Deçan.
Rasti ndodhi në një kafiteri në qendër të qytetit të Deçanit.
Të palgosur mbetën avokati nga Deçani, Daut Cacaj dhe dy klientët e tij të nacionalitetit serb, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.
Zukaj dyshohet se ka qenë i dehur kur ka nxjerrur armën e tipit Zoraki duke shkrepur nga afër në drejtim të tre personave që ndodheshin në kafiteri, shkruan portali Indeksonline.
Policia e Kosovës tha të martën se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim.
