Të fundit

Ia publikoi intervistën e plotë të para dhjetë viteve, Panduri fton në përballje Gërvallën

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri e ka ftuar në debat publik ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë pasi e pranoi kërkesën e saj për publikimin e një interviste të plotë të saj dhënë RTV Dukagjinit para dhjetë vitesh.

Në një reagim në rrjetin social Facebook të martën, Panduri tha se pas publikimit të intervistës së plotë, është radha për një ballafaqim argumentesh në publik mes Gërvallës dhe analistëve të Debat Plus.

“E kërkoi ‘videon e plotë deri në fund’. Mbrëmë e pati të plotë. Pa prerje”, shkroi Panduri të martën.

“Tani radha është te Donika Gërvalla të pranojë ftesën në Debat Plus dhe të përgjigjet në pyetjet tona, përballë analistëve ose në intervistë një me një”, ftoi ai Gërvallën.

Sipas Pandurit, kur kërkon transparencë, “duhet edhe ta japësh”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci