Të fundit

U vazhdohet paraburgimi Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi  dhe të tjerët ua ka vazhduar paraburgimin edhe për nga dy muaj, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues” konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt.

Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-katërshes së UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që mbi pesë vjet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci