Të fundit

Projektligji i ri – MD-ja e heq Kryeprokurorin e Shtetit nga KPK-ja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Projektligji për Këshillin Prokurorial do të parashoh largimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Haxhiu, tha sot se përkundër opinionit të Komisionit të Venecias që parasheh lejimin e përfshirjes së Kryeprokurorit të Shtetit si anëtar në KPK, Grupi Punues i Ministrisë së Drejtësisë ka vendosur që Kryeprokurori të mos jetë pjesë e Këshillit Prokurorial.

“Kemi planifikuar që Kryeprokurorin e Shtetit ta heqim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, sepse disi prezenca e tij po bëhet ndikim për anëtarët e tjerë të KPK-së”, tha ajo në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

“Ne kemi menduar që Kryeprokurori duhet të hiqet. Komisioni i Venecias thotë se nëse hiqet Kryeprokurori i Shtetit nga KPK-ja nuk është se shkelet ndonjë ligj. Në grupin punues ka një vlerësim që Kryeprokurori të mos jetë në KPK”, tha ajo.

Haxhiu tha se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritë të gjelbër reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas propozimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.

Në opinionin e Komisionit të Venecias rekomandohet zgjedhja e anëtarëve të pavarur të Këshillit Prokurorial vetëm me një shumicë më të madhe sesa shumica qeverisëse në Kuvned. Kësisoj, Komisioni i Venecias këshillon që anëtarët të pavarur të KPK-së të mos dalin nga Kuvendi i Kosovës, por nga institucionet e jashtme të pavarura apo shoqëria civile.

Kujtojmë se Opinioni i Komisionit të Venecias të cilin Paparaci e publikoi gjashtë ditë më parë, e vlerësoi të nevojshme reformimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Mirëpo, opinioni “rrëzoi” disa amandamente të propozuara nga qeveria. Ato, i vlerësoi të rrezikshme për nënshtrimin e mundshëm të Prokurorisë ndaj shumicës qeverisëse.

Komisioni i ka hodhi poshtë amandamentet kyçe të saj, ndonëse nuk e kundërshtoi në parim synimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformimin e sistemit prokurorial.

Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ planin e qeverisë për nënshtrimin e Prokurorisë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci