Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka bërë me dije se rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët. OBSH shtoi gjithashtu se nuk rekomandon kufizime udhëtimi ose tregtie pasi u raportuan dy infeksione nga vendi i Azisë Jugore.
Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë midis vendeve aziatike që këtë javë shtuan kontrollin në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione.
“OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste”, tha agjencia për Reuters, duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla.
Ata theksojnë se nuk ka ende prova për rritjen e transmetimit nga njeriu te njeriu. Virusi, i cili përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës që kultivojnë fruta dhe derrat, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit. Ai ka një shkallë vdekshmërie prej 40% deri në 75% dhe nuk ka kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit.
“Burimi i infeksionit nuk është kuptuar ende plotësisht,” tha OBSH-ja.
