Të fundit

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje ndërkombëtare

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš, e ku thotë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia tregon ndaj Kosovës.

“Sot e mirëprita Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš. Si Kryetar i PDK-së, shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal. Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetje dhe procese të drejta.

“Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci