Të fundit

Ky është i dyshuari që u ekstradua në Maqedoninë e Veriut pas kërkesës në INTERPOL

Policia e Kosovës ka ekstraduar të premten në Maqedoninë e Veriut një të dyshuar i cili kërkohej përmes INTERPOL-it.

Paparaci merr vesh se i dyshuari është Orhan Bardhi, një shtetas maqedonas.

Bardhi dyshohet për veprat penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike’

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, tha Policia e Kosovës.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor tha se do të vazhdojë me “shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci