Të fundit

Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të klubit spanjoll

Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, pasi ka blerë 25 për qind të aksioneve të Almeria-s përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”.

41-vjeçari, i cili vazhdon të jetë aktiv me Al Nassr, bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll, një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh saudit i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji – bashkëpunëtor i ngushtë që më herët kishte ndihmuar edhe në transferimin e portugezit në Arabinë Saudite.

Al Khereiji e mirëpriti investimin, duke vlerësuar përvojën dhe njohjen e thellë që Ronaldo ka për futbollin spanjoll.

Aktualisht, Almeria renditet e treta në Segunda División dhe po synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Ronaldo më parë kishte lënë të kuptohej se kishte ambicie përtej fushës së blertë. Në vitin 2024 ai deklaroi se dëshironte të ndikonte në futboll edhe në nivel pronësie. Ai ka folur hapur edhe për problemet strukturore të Manchester United duke thënë në një intervistë.

“Nëse do të jem pronari i klubit, do t’i sqaroj gjërat dhe do t’i rregulloj gjërat që janë të këqia atje”, kishte deklaruar portugezi më parë.

Ky investim shënon rikthimin e Ronaldos në futbollin spanjoll në një rol ekzekutiv, pas periudhës së tij të suksesshme me Real Madrid, ku fitoi gjithçka në nivel klubi dhe u shndërrua në një ikonë të “Los Blankos”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci