Të fundit

Pas deklarimeve publike, Prokuroria autorizon hetime për pretendimet e Enver Hasanit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim pas deklarimeve të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori i shtetit, ka përcjellë me vëmendje deklarimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i transmetuar me datë 25.02.2026, i cili ndër të tjera ka deklaruar se për rastin e denoncuar nga ana e tij, nuk është ftuar nga prokuroria.

Marrë parasysh këtë rrethanë, sot me datë 26.02.2026, Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të ngritura nga Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij.

Krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit.

“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje që i vihet përpara ta trajtoj me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës, me qëllim që për çdo rast të hetohet në tërësi dhe arritjes së drejtësisë për të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftim.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Hasani, më 19 qershor 2023, përmes e-mailit, kishte paraqitur dyshimet e tij tek Prokuroria se Puka ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 të Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal. Sipas Hasanit, dekani Puka ka gënjyer se ka kryer doktoratën në Fakultetin Juridik në Universitetin “La Sapienza”, në Romë të Italisë, dhe se temën e doktoratës të kryer në UP, e ka plagjiat.

Për këto pretendime, Prokuroria mori vendim për mbyllje të rastit, me arsyetimin se pas hetimeve të kryera, vërtetohet se Prof.Asoc.Dr.Avni Puka, ka doktoruar në Universitetin e Romës “La Sapienza”, dhe që ka prezantuar diplomën origjinale të mbrojtur në UP.

Një ditë me parë, më 25 shkurt 2026, profesori Enver Hasani në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, kishte përmendur këtë pretendim të tij, duke thënë se asnjëherë nuk është ftuar nga Prokuroria për të paraqitur provat.

I pyetur prapë nëse ishte në dijeni për këtë vendim, ai është shprehur “Kurrë. Është hera e parë që po dëgjoj për të”.

Ndërsa, lidhur me atë se si e vlerëson vendimin për mbyllje të rastit duke hudhur poshtë pretendimet e tij, Hasani ka thënë se pretendimet e tij nuk kanë rënë poshtë.

“Pretendimet e mia nuk kanë rënë poshtë, sepse unë kam prova të tjera që katërcipërisht vërtetojnë se Avni Puka nuk ka mbrojtur disertacionin e doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit “La Sapienza”, siç ka pretenduar para Këshillit të Fakultetit Juridik dhe recensentëve që kanë hartuar raport pozitiv për avancimin e tij në thirrjen aktuale”, ka thënë Hasani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci