Të fundit

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Në njofitmin e MPB-së, ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Lansimi i këtij aplikacioni bëhet në kuadër të angazhimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme për digjitalizimin e shërbimeve, duke ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë. Njëkohësisht, duke ofruar këtë platformë, ne do t’u krijojmë lehtësira të huajve që hyjnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që, në kuadër të obligimeve që ka, të krijojë sa më shumë lehtësira në shërbime, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të vizitojnë fizikisht institucionet, por obligimet e tyre ti kryejnë online përmes telefonit.

Në vijim keni linkun/barcodin: iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987, Android:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration dhe Web:

https://foreignerregistration.kosovopolice.com:8444/.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci