Të fundit

Dellova nuk është i suspenduar, ka të drejtë loje ndaj Turqisë

Mbrojtësi Lumbardh Dellova pritet të luajë ndaj Turqisë pas disa keqkuptimeve që ndodhën të enjten mbrëma.

Dellova për Telegrafin pas ndeshjes deklaroi se do të mungojë ndaj turqve si pasojë e kartonëve të verdhë, megjithatë kjo ka qenë vetëm një keqkuptim.

Rregullat e UEFA-s konfirmojnë se kartonët e verdhë që marrin lojtarët në fazën e grupeve (në këtë rast kualifikueset e Botërorit) do të “fshihen” në play-off.

Kësisoj, Dellova pavarësisht që u ndëshkua me të verdhë në fitoren ndaj Sllovakisë nuk është i suspenduar për finalen e madhe ndaj Turqisë, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Pra, thënë më thjeshtë vetëm në rast që përzgjedhësi Franco Foda vendosë të mos e startojë yllin e CSKA Sofias ose nëse ndodhë më e keqja, pra ndonjë lëndim në këto stërvitje – atëherë Dellova do të jetë në fushën e gjelbër.

Kosova nuk pritet të ketë ndonjë mungesë në sfidën më të rëndësishme në histori, ku me një fitore do ta siguronin pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor, pra Kupën e Botës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci