Të fundit

Kajtazi tregon qëllimin e vërtetë të Qeverisë që fshihet pas ekspozitës së Gashit

“Hajnia” del të jetë qëllimi kryesor që fshihet pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit, sipas gazetarit dhe analistit Vehbi Kajtazi.

“Shkëlzen Gashi nuk ka pasur qëllim pasqyrimin e fatit tragjik të viktimave të luftës të vrarë nga Serbia. Ka pasur qëllim zhvatjen e një fondi në emër të viktimave”, thuhet në postimin e Kajtazit në Facebook.

Analisti politik ka thënë se financimi i Qeverisë Kurti për një ekspozitë të tillë ka pasur për qëllim vetëm financimin e njëri prej anëtarëve të ‘regjimit’.

Sipas Kajtazit, i gjithë qëllimi i ekspozitës ka qenë hajnia.

“Regjimi i Kurtit nuk e ka financuar ekspozitën e turpshme për hirë të viktimave. Ka pasur qëllim financimin e njërit prej anëtarëve të regjimit, por ky financim të dukej historik, human, kombëtar. Qëllimi ka qenë hajnia. Prandaj hajnia e tyre është më e turpshmja e mundshme. Këtë formë financimi dhe hajnie e ka ndjekur prej fillimit regjimi i Albin Kurtit”, ka thënë në reagimin e tij Kajtazi.

Ai ka përmendur edhe disa raste tjera ku sipas tij Qeveria e drejtuar nga Kurti ka përfituar në emër të parave publike.

“E kanë financuar Gani Jakupin, gjoja për lobim. I kanë vjedh paratë e buxhetit. I kanë financuar OJQ-të e lidhura me ta. Kanë ndarë donacione dhe subvencione sipas këtij modeli. E kanë financuar Vudi Xhymshytin dhe Sadri Ramabajën në këtë mënyrë. Pra, me para të shtetit financojnë projekte të turpshme, të dëmshme dhe të dënueshme. Regjimi u kap duke financuar projekte antikombetare. Prandaj regjimi hesht”.

“Kjo ekspozitë, që u largua me vendim të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, duhet të vendoset diku si ekspozitë e përhershme e turpit të regjimit të Kurtit. E turpit të hajnisë. Mbase të vendoset para qeverisë, për aq kohë sa brenda objektit të saj ndodhet Albin Kurti”, ka thënë Kajtazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci