Të fundit

Koha kur Ridvan Berisha “sikletoste” shefin e shkarkuar dje

Rasti i redaktorit të RTK-së Ridvan Berisha, i punësuar me kontratë të rregullt në Transmetuesin Publik por që nuk paraqitet në punë, është radhitur tek shkeljet që arsyetojnë shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit, Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas vendimit të Bordit të Transmetuesit Publik, të nxjerrë të mërkurën, drejtori i shkarkuar Kastrati ka lejuar keqpërdorimin e parasë publike me menaxhimin e kontratës së punës të Berishës.

Redaktori përgjegjës i RTK-së, i kontaktuar nga Paparaci të enjten ka refuzuar të komentojë vendimin e Bordit të RTK-së për shkarkimin e Kastratit.

Mirëpo, në një nga paraqitjet e tij të fundit në emisionin “Debat” të RTK-së para rreth një viti, Berisha kishte “sikletosur” shefat e tij në Transmetuesin Publik. Ngjarja kishte ndodhur disa ditë pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në atë paraqitje, Berisha kishte thënë se emisioni që kishte përgatitur mund të mos u pëlqente eprorëve të tij në RTK.

Por, ai kishte thënë se vija redaktoriale e emisionit të tij nuk ndryshon me ngjitjen e Kurtit në pushtet. Kishte thënë se ka autoritet në studion e tij, edhe nëse veprimet e tij do të nënkuptonin shkarkimin e mundshëm nga puna.

“Titulli eprorëve të mi mund të mos u pëlqej, të cilët edhe mund të reagojnë. Ndoshta eprorët e mi mund të rrinë nga pak në siklet ndoshta… por, përshëndetje! Kam autonomi në këtë studio, edhe nëse nesër-pasnesër mund të mos jem në këtë studio”, kishte thënë Berisha, teksa në dy momente kishte goditur me dorë tavolinën e vendosur në studion e emisionit.

Ridvan Berisha, nga Lëvizja Vetëvendosje është etiketuar si gazetar i afërt me pushtetet e kaluara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci