Dështimet me radhë të Evropës në politikën e jashtme, prej dështimit për të financuar luftën e Ukrainës ndaj Rusisë e deri te reagimi i dobët për luftën në Iran, kanë nxitur thirrjet që të ketë ndryshim radikal në diplomacinë e bllokut evropian.
Paaftësia e BE-së për të marrë vendime unanime, siç është edhe zhbllokimi i kredisë prej 90 milionë eurove për Kievin, vendosja e sanksioneve ndaj uzurpatorëve të Bregut Perëndimor dhe masave që kanë cak Rusinë – ka shpërfaqur paralizën sistematike, kanë thënë disa diplomatë e eurodeputetë për revistën e njohur Politico.
Kryefjalë është më shumë se një proces i brendshëm: me përkeqësimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, luftën ruse në Ukrainë që kanë lëkundur marrëdhëniet transatlantike, diplomatët thonë se BE-ja rrezikon që të mbetet anash në momentin kur vendimet gjeopolitike po lëvizin më shpejtë sesa mund të përballojë sistemi i saj.
Pakënaqësitë kanë nisur të dalin në sipërfaqe. Një grup i shteteve të prira nga Gjermania dhe Suedia janë duke bërë presion që të kufizojnë pak ose t’i ndërpresin krejt – vetot e shteteve që ia mundësojnë një kryeqyteti që të bllokojë veprimin e BE-së.
“Duhet ta braktisim parimin e unanimitetit të BE-së në politika të jashtme dhe siguri para se të përfundojnë kjo periudhë legjislative dhe të jemi në gjendje të reagojmë ndërkombëtarisht dhe të jenë vendime të rriturish”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
“Këtë e paralajmëron krejt përvoja që ne kemi fituar në javët e fundit me ndihmën për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Suedia ka bërë thirrje që të nisin bisedimet për përdorimin e votimit të shumicës që merr vendimet për politikën e jashtme.
Ky presion ka nisur pasi Hungaria vazhdimisht ka bllokuar vendimet e mëdha, përfshirë edhe kredinë prej 90 milionë eurosh për Kievin, duke shpërfaqur shqetësimet e kryeqyteteve të tjera se politika e jashtme e BE-së është peng i politikës së brendshme.
Grupi tjetër që përfshin Francën dhe Belgjikën, i kanë dalë në mbrojtje të drejtës së vetos, duke argumentuar se është bërthama e interesave të tyre kombëtare./Paparaci.com.
